Klub kulturor i miqve shqiptaro-zviceranë
Gjenevë

Mirësevini

Tradita është një klub kulturor, apolitik dhe afetar, me qëllim jo-fitimprurës, i themeluar në Gjenevë, më 14 mars 2019, nga Mimoza Nazarko, Nedrete Cenko dhe Kadri Cenko. I krijuar ndër të tjera për të nxitur miqësinë në gjirin e bashkësisë shqiptaro-zvicerane dhe shkëmbimet midis kulturave shqiptare e zvicerane. Ai ofron një hapësirë unike për anëtarët dhe mbështetësit e vet.

Synimet tona

  • Forcimi i lidhjeve të miqësisë: Ne nxisim lidhjet e miqësisë e të respektit midis anëtarëve, si dhe kontaktet dhe bashkëpunimin midis shqiptarëve dhe zviceranëve si dhe miqve të tjerë të të dy kulturave.

  • Nxitja e kulturës dhe traditave: Përmes aktiviteteve tona, ne vëmë në pah pasurinë e gjuhës, traditave dhe historisë shqiptare, ndërsa eksplorojmë edhe lidhjet kulturore midis Shqipërisë dhe Zvicrës.

  • Organizimi i aktiviteteve pasuruese: Aktivitetet kulturore, argëtuese, konferencat dhe momentet shoqërore janë në qendër të jetës së Klubit tonë.

  • Ne organizojmë çdo vit festa për të kremtuar ngjarje si Dita e Verës, Dita e Flamurit, etj.

  • Ne organizojmë takime letrare, paraqitje librash, takime me shkrimtarë shqiptarë e zviceranë.

  • Synimi ynë është që të organizojmë edhe kurse të gjuhës shqipe për fëmijët.

  • Me artistë shqiptarë.

Aktivitetet tona

Së afërmi

05 Prill 2025, ora 17.30, në ICV Arcade, rue de Carouge 106, 1205 Genève

Takim me Znj. Mimoza Ahmeti, shkrimtare e poete . Organizatore e moderatore Znj. Enriketa Kalldrëmxhiu Barbey.

Me mbështetjen e Kulbit Tradita.

Për më tepër informacion

Pse të bashkoheni me klubin Tradita?

Çdo  shqiptaro-zviceran i apasionuar pas vlerave dhe misionit tonë, është i ftuar nga TRADITA të marrë pjesë aktive në nismat tona. Duke u bërë anëtar, ju bëheni pjesë e një bashkësie dinamike, ku miqësia dhe respekti janë në zemër të çdo ndërveprimi.

Bashkohuni me ne për të festuar së bashku shumëllojshmërinë dhe lidhjet e posaçme që bashkojnë kulturat tona.

Për të na kontaktuar

Nëse keni pyetje, nëse keni dëshirë të punoni me ne, apo nëse dëshironi të hyni në klubin Tradita, mbushni formularin bashkëngjitur. Me kënaqësi do t’ju përgjigjemi sa më parë.

Na ndiqni në facebook